Ramadani së bashku me Ambasadorin e OSBE-së diskutojnë për planin shtatë pikësh.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani ka qëndruar sot në Beograd, ku ishte misafirë i ambasadorit të OSBE-së Jan Braathu.

Ramadani dhe Braathu kanë diskututar pë situatën në të cilën po ndodhen qytetarët e Luginës së Preshevës, si dhe për zbatimin e planit shtatë pikësh.

Ky është njoftimi i publikuar nga Kryetari i Kuvendit:

  • Sot pata kënaqësinë të takoj Ambasadorin e OSBE-së në Beograd OSCE Mission to Serbia z. Jan Braathu, me të cilin diskutuam për situatën në të cilën po ndodhen qytetarët e Luginës së Preshevës. Diskutuam edhe për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore me theks të veçantë në gjykatë dhe prokurori.Falënderova Ambasadorin për rrolin dhe përpjekjen e vazhdueshme që po e bën për senzibilizimin e problemit të Luginës së Preshevës.Bashkëpunimi duhet të vazhdoj me aleatët ndërkombëtare dhe me përpjekje të përbashkëta.

Njoftimi i Misionit të OSBE-së:

Në vazhdim të dialogut tonë me palët e interesuara në komunitet, shefi i misionit Jan Braathu dhe kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, u takuan në Beograd për të diskutuar vazhdimin e zbatimit të Planit Shtatë Pikash.