Reagimi i qytetarëve izraelitë dhe atyre libanezë pas lajmit për arritjen e një marrëveshje të armëpushimit

Lajmi se është arritur një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit, është bërë kryetemë e mediave botërore.

E ata që më së shumti iu gëzuan këtij lajmi janë qytetarët e Izraelit dhe Libanit, që e pritën me vallë e lot gëzimi.

Në një video shfaq turmën duke vallëzuar e kënduar nga gëzimi në Sidon të Libanit. Atmosferë e ngjashme mbretëroi edhe në Tel Aviv e Bejrut.
Qytetarët kishin ndjenja të përziera për faktin se nuk do të kenë brengën e strehimit apo të rrezikimit të jetës, derisa një pjesë do të jenë më të përqendruar në kërkimin e pyetjeve për më të dashurit e tyre që janë zhdukur nga kjo luftë.

Ndryshe për më shumë se një vit janë duke u zhvilluar luftime të ashpra mes ushtrisë izraelite dhe grupit militant nga Libani, Hezbollahu – që mbështetet nga Irani. /Telegrafi/