Regjistrimi: Presheva shkon mbi 54 mijë banorë





Komuna e Preshevës ka kaluar numrin e 54 mijë banorëve të regjistruar.

Me përditësimin e mbrëmjes janë regjistruar 54.294 banorë në 10.560 shtëpi.
Më së shumti të regjistruar, ashtu siç pritej janë në qytetin e Preshevës me 22.503 banorë.

Janë gjithsejt 11 fshatra me nga 1 mijë banorë të regjistruar, edhe atë Rahovica – 6.015, Miratoca – 4.707, Rainca – 3.383, Corrotica – 2.593, Zhunica – 1.996, Geraj – 1.804, Tërnavë – 1.802, Strezoc (Ashanë) – 1.311, Bukuroc – 1.265, Bushtran – 1.232, Norçë – 1.223,
Nga numri i përgjithshëm, me përditsimin e fundit në Preshevë tashmë janë regjistruar mbi 95% e popullsisë.