Rexhepi:𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐟𝐚𝐥𝐚𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐓𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐁𝐫𝐞𝐬𝐢𝐪𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐎𝐬𝐥𝐥𝐚𝐫𝐞̈𝐬

Këshilli Kombëtar Shqipëtar do të siguroj transportin falas për nxënësit e fshatrave Turi,Bresiq dhe Osllarë.
Kështu ka njoftuar kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka theksuar se “Të dashur nxënës dhe prindër të fshatrave Turi, Bresiq dhe Osllarë Nga java e ardhshme, Këshilli Kombëtar Shqiptar do të sigurojë transportin falas për fëmijët tuaj”.
Ky shtë postimi i plotë i Rexhepit:
🚍 “𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭 𝐟𝐚𝐥𝐚𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐓𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐁𝐫𝐞𝐬𝐢𝐪𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐎𝐬𝐥𝐥𝐚𝐫𝐞̈𝐬
Të dashur nxënës dhe prindër të fshatrave Turi, Bresiq dhe Osllarë
Nga java e ardhshme, Këshilli Kombëtar Shqiptar do të sigurojë transportin falas për fëmijët tuaj drejt shkollave:
🏫 “Sami Frashëri” në Lluçan për nxënësit e fshatrave Turi dhe Bresiq.
🏫 “Ali Bektashi” në Nesalcë për nxënësit e fshatit Osllarë.
✅ Angazhimi ynë do të vazhdojë, që asnjë nxënës i Luginës të mos mbetet pas”.
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe persona duke studiuar