Mëngjesin e sotëm Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në bazë të 98,73 për qind të vendvotimeve të përpunuara, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka më së shumti vota – 42,91 për qind të votave, me 120 mandate parlamentare.
Në vend të dytë është koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” me 13,69 për qind të votave ose 38 mandate dhe në listën e tretë është “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë”, i cili ka fituar 11,43 për qind të votave ose 32 mandate.
Koalicioni “Shpresa” ka 5.38 për qind të votave dhe 15 mandate, “Dveri-POKS” 3.81 për qind dhe 10 mandate, “Zavetnici” 3.72 për qind dhe 10 mandate, “Moramo” 4.69 për qind dhe 13 mandate, “Sovranistët” 2.28 për qind, “Ajmo ljudi” 1.6, “Foshnja e rrëmbyer” Ana Pejic 0.82 për qind.
Kur bëhet fjalë për pakicat, “Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës” aktualisht ka 1,58 për qind – me 5 mandate, “Amaneti i Myftisë” 0,95 për qind dhe 3 mandate, “Së bashku për Vojvodinën” 0,64 për qind dhe 2 mandate, SDA Sanxhak 0,54 për qind dhe 2 mandate, ndërsa ende pa mandate janë “Alternativa për Ndryshim – Alternativa Demokratike Shqiptare” 0,09 për qind, Koalicioni i Shqiptarëve 0,26 për qind, Partia Rome 0,17 për qind dhe Aleanca e Minoritetit Ruse 0,25 për qind.
Sipas të dhënave të KQZ-së, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 58,71 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.