Rreth nesh

Spektri TV është media online e pavarur që vepron në Luginën e Preshevës, me fokus në informimin e saktë, të balancuar dhe profesional të publikut.

Portali spektri.tv sjell lajme, analiza, intervista dhe përmbajtje multimediale nga jeta shoqërore, kultura, sporti dhe aktualiteti lokal e rajonal.

Misioni ynë është të ofrojmë informacion të besueshëm, të promovojmë transparencën dhe të kontribuojmë në zhvillimin e debatit publik, duke respektuar standardet etike të gazetarisë.

Spektri TV synon të jetë zëri i komunitetit dhe një burim informimi për lexuesit brenda dhe jashtë Luginës së Preshevës.