Rriten çmimet edhe për përmbaruesit, Kujdes me borxhet!





Nga sot shërbimet e përmbaruesit janë më të shtrenjta. Ky ndryshim i çmimeve arsyetohet se për 11 vite nuk ka pasur ndryshim dhe rritjen e çmimit e justifikojnë me inflacion.

Për një borxh prej 24.000 dinarë, “borxhlia” deri më tani ka paguar rreth 6.000 dinarë edhe për përmbaruesit, ndërsa sipas çmimores së re – do të duhet të ndajnë 8.460 dinarë. Për më tepër, të paktën edhe 22.500 dinarë duhet të ndahen për tarifat e avokatit.

“Tarifa për përgatitjen, arkivimin dhe menaxhimin e lëndës do të rritet për rreth 1,000 dinarë në krahasim me tarifën e mëparshme të përmbarimit publik, po ashtu edhe dërgesa me postë do të rritet për një pikë – në vend të 360 din me TVSH-në sa është aktualisht, do të jetë 450, thonë në Odën e Përmbaruesve Publikë.

Numri më i madh i rasteve janë faturat e papaguara të shërbimeve komunale, më pas borxhet bankare dhe deri te borxhet në bazë të vendimeve gjyqësore.

Avokatët thonë se konfuzionin e shkakton fakti që qytetarët ndonjëherë nuk marrin vendim për përmbarim, ndaj humbasin afatet.

“Pikërisht i njëjti mekanizëm aktivizohet nëse bëhet fjalë për borxh prej 5,000 dinarë apo 50,0000 dinarë. Qytetarët gjithashtu mendojnë se nëse marrin shpenzime prej 20,000 dinarë për shkak të 5,000 dinarëve, ka një dallim të rëndësishëm. Ajo që duhet të dinë është se atje është paradhënie nga përmbaruesi, ka një tarifë gjyqësore, ka një vendim gjykate, ka një shpërblim dhe kjo e bën të gjithë mekanizmin të angazhohet për shkak të atyre pesë mijë dinarëve”, thotë Ivan Stanikiq, avokat.

Ministria e Drejtësisë njofton se vendimi është marrë në përputhje me rritjet e çmimeve, të cilat, siç thonë ata, ndikojnë edhe në punën e përmbaruesve.

“Vlera e pikëve është përshtatur me rritjen e pagave minimale në Republikën e Serbisë. Ministria e Drejtësisë posaçërisht thekson se vlera e re e pikës mund të aplikohet vetëm në procedurat përmbarimore të nisura pas datës 6 mars 2023”, thuhet në Ministrinë e Drejtësisë. .

Përmbaruesit u prezantuan në vitin 2012 si zgjerim i gjykatave. Kontributi më i madh, thonë ata, ka qenë në mbledhjen e borxheve për shërbimet komunale. Shembulli i Infostanit, ku grumbullimi vullnetar është më i lartë se 90 për qind, thonë ata, është shembulli më i qartë.