Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania tha se Beogradi kontrollon Kryeministrin Edi Rama.
Sipas tij, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka shndërruar Ramën në zëdhënës të projekteve të tij për Serbinë e madhe.
“Shqiptarët kanë dëgjuar gjatë këtyre viteve Edi Ramën të paraqesë projekte të tij, projektet e Vuçiq, siç ishin hartat për ndarjen e Kosovës apo ndryshimin e kufijve, siç ishte minishengeni i themeluar në samitin e Novisadit, në hartën e të cilit Kosova u inkorporua tërësisht me Serbinë, siç është së fundmi iniciativa e pakërkuar nga askush e Edi Ramës, por në emër të Vuçiqit për të paraqitur një projekt për çështjen më delikate, më të mprehtë të krizës në rajon siç është asociacioni i komunave me shumicë serbe”, tha Berisha.
“Edi Rama anuloi takimin me vendin fqinj sepse Albin Kurti refuzoi formatin e kërkuar nga Rama për refuzimin e draftit. Në këtë kontekst unë mund të them se autoritetet e Kosovës meritojnë lavdërimin më të madh që refuzuan një takim dhe një debat me një person që është tërësisht jashtë kuadrit zyrtar ndërkombëtar të negociatave”, u shpreh Berisha. /Telegafi/