Në Senatin Amerikan është zhvilluar një seancë dëgjimore për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa pjesë e saj ka qenë edhe Lugina e Preshevës.
Lajmin e bëri të ditur drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi përmes një postimi në Facebook, duke treguar se është duke marrë pjesë në Senatin e SHBA-ve, ku po diskutohet për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa pjesë e saj është edhe Lugina e Preshevës.
“Drejtperdrejtë nga dëgjimi në Senat: Lugina e Preshevës diskutohet në Seance Dëgjimore të Senatit Amerikan për herë të parë!
Senatori Menendez keërkon nga Administrata Amerikane dhe specifikisht nga Departmenti Shtetit që të angazhohet më shumë për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke thenë se ‘si është e mundur që Serbia bënë kaq shumë presion për më shumë të drejta për serbët në Kosovë, gjerësa diskriminon thellësisht dhe sistematikisht shqiptarët etnikë në Luginë të Preshevës, duke pasivizuar adresat e tyre e duke i çregjistruar si banorë e qytetarë të atij vendi…”, shkruan Bislimi.
Ky është njoftimi i Bislimit: