Luiz Ejlli bën reagimin e rëndësishëm në rrjetet sociale!

Këngëtari Luiz Ejlli pas daljes së tij nga “BBV2” ka bërë disa deklarata të forta lidhur me persona të cilët ishin shfaqur në studio të ndryshme si shokë të tij. Ai tha se me Marion dhe Jonin të cilët shkuan edhe brenda shtëpisë së Big Brother nuk kishte kontakte dhe ishte shkëputur që prej dy vitesh. Këta dy të fundit u shfaqën nëpër studio të shumta televizive si shokë të ngushtë të tij.

Ndër ta ishin edhe Mario me Jonin, të cilët gjatë periudhës që Luizi ishte brenda në shtëpi kanë bërë daljet e tyre televizive duke e mbrojtur dhe duke treguar gjithmonë për miqësinë e tyre të ngushtë.

Po ashtu Medidian Ramçaj ka qenë një prej mbështetësve të Luizit, ndërsa pasi ky i fundit doli nga shtëpia u shpreh se nuk ka pasur kurrë miqësi me të, ashtu siç dukej. Të tre djemtë Luizi nuk i ndjek më në Instagram duke u shprehur se thjeshtë janë përpjekur të përfitojnë nga fama e tij.

Lidhur me këtë çështje, Luizi ka postuar edhe diçka në instagram, ku në njëfarë mënyrë ka sqaruar gjithë qëndrimet e mbajtura pas daljes nga BBVIP.

“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur nuk kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë e natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im. Ju do Luizi fort!”- shkruan këngëtari.