Në Serbi deri tani janë dhënë 2.161.595 doza të vaksinës, ndërsa 857.934 persona tashmë kanë pranuar edhe dozën e dytë.
Këto janë të dhënat e fundit që ka publikuar qeveria e Serbisë, transmeton Spektri.
Qytetarët e Serbisë janë duke marrë dozat nga katër vaksinat e disponueshme, siç janë Pfizeri nga kompanitë Gjermano-Amerikane, Sinopharm-in kinez, Astrazeneca-n britaneze dhe Sputnik-un e Rusisë./Spektri