Sërish sulmohen veturat e mediave në veri, veturës së ATV-së i shpërthehen gomat

Në komunën e Zveçanit serbët i kanë sulmuar sërish mediat, kësaj radhe cak i tyre ka qenë vetura e mediumit ATV, së cilës i kanë demoluar gomat. Kështu ka bërë të ditur gazetarja Dorentina Thaçi, e cila është duke raportuar nga Zveçani.

Veturat e ekipit të mediumit televiziv të KOHËS dhe T7 janë demoluar gjatë natës në Zveçan, sipas informacioneve të publikuara nga mediumi.

Në fotografi dhe video të publikuara, shihen xhamat e thyer, gomat e shpërthyera, simbole nacionaliste të shënuara në veturë, si dhe pasqyrat që mungonin.

Mediumi T7 gjithashtu u gjet në të njëjtën gjendje, me simbole nacionaliste serbe të vendosura mbi të, xhama të thyer dhe goma të shpërthyera.