Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar pilulën e parë për depresionin pas lindjes.Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se Zuranolone, e shitur me emrin e markës Zurzuvae, është miratuar si pilulë që merret një herë në ditë për dy javë.Deri më tani, trajtimi për depresionin pas lindjes “Post Partum Depression (PPD)” ishte i disponueshëm vetëm me anë të injeksionit.
Prodhuesit e barnave Sage Therapeutics dhe Biogen thanë se pilula pritet të jetë në dispozicion më vonë këtë vit, derisa ende nuk është caktuar çmimi.Ngjashëm me format e tjera të depresionit, simptomat e depresionit pas lindjes (PPD) mund të përfshijnë trishtim, humbje energjie, mendime vetëvrasëse, ulje të aftësisë për të ndjerë kënaqësi ose dëmtim i anës njohëse, sipas FDA-së.Është vlerësuar se një në shtatë gra përjetojnë simptoma të depresionit pas lindjes në SHBA.“Depresioni pas lindjes është gjendje serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën, në të cilën gratë përjetojnë trishtim, faj, pavlefshmëri – madje, në raste të rënda, mendime për të dëmtuar veten ose fëmijën e tyre”- tha Tiffany Farchione, drejtuese e psikiatrisë në Qendrën për hulumtim të Ilaçeve të FDA-së.
Për shkak se depresioni pas lindjes mund të prishë lidhjen nënë-fëmijë, mund të ketë pasoja edhe për zhvillimin fizik dhe emocional të fëmijës.Qasja në një mjekim oral do të jetë e dobishme për shumë gra që “përballen me ndjenja ekstreme dhe ndonjëherë kërcënuese për jetën”- shtoi ajo.Provat klinike treguan se pilula ndihmoi në reduktimin e ndjeshëm të simptomave të depresionit brenda tri ditëve. Efekti i ilaçit u testua katër javë pas dozës së fundit, thuhet nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave.FDA vuri në dukje se efektet anësore më të zakonshme nga marrja e Zurzuvae mund të përfshijnë përgjumje, marramendje, diarre, lodhje, ftohje të zakonshme dhe infeksion të traktit urinar.
Agjencia thekson se etiketimi përmban një paralajmërim në kuti duke vënë në dukje se Zurzuvae mund të ndikojë në aftësinë për të drejtuar makinën dhe kryer aktivitete të tjera potencialisht të rrezikshme.Po ashtu, rekomandohet që pacientët të mos drejtojnë ose të përdorin makineri të rënda për të paktën 12 orë pas marrjes së tij.Sage Therapeutics dhe Biogen kishin kërkuar gjithashtu miratimin për të përdorur zuranolone për çrregullime të mëdha depresive (MDD) ose depresion klinik. Megjithatë, FDA tha se ilaçi nuk ofron prova thelbësore të efektivitetit dhe tha se do të nevojiteshin studime shtesë. /BBC