Si dallohet një gënjeshtar? Kjo gjë varet plotësisht nga fakti, nëse ke të bësh me një gënjeshtar me përvojë, apo pa përvojë. Gënjeshtarët rastësorë janë lehtësisht të dallueshëm. Këta gënjejnë vetëm atëherë, kur ndodhen në një situatë pa zgjidhje, duke e parë atë si e vetmja rrugë shpëtimi.
Për shembull, nëse atyre e vërteta u duket e dhimbshme, apo e pakëndshme, ose nëse ata përballë një pohimi të ndershëm, do ta vinin veten në një rrezik potencial. Kërkuesit kanë gjetur se shpesh njeriu gënjen edhe nga presioni i kohës
Një gënjeshtar mund ta dalloni në këtë mënyrë:
1.Gënjeshtarët e papërvojë kanë tendencën që ta zhvendosin vështrimin gjetkë gjatë bisedës. Ata duken shumë seriozë vetëm atëherë kur personi që ata shohin në sy, jeni pikërisht ju. Ata shohin rreth e rrotull ose mbikompensojnë terrenin, duke e hutuar bashkëfolësin, ose partnerin.
2.Gënjeshtarët janë nën tension dhe gërmojnë fort nëpër xhepat e tyre të veshjeve që mbajnë, ose gërryejnë tokën me këmbë e kryejnë gjeste të ngjashme nervozizmi. Këto janë dhe shenjat se dikush që keni përballë, do t’i bëjë bisht përballjes me temën, për të cilën ju jeni shumë i interesuar të flisni.
3.Sidomos të dallueshëm i bëjnë sjelljet e duarve: kush gënjen, lëviz shpesh duart në drejtim të fytyrës, në dukje për të mbuluar gojën.
4.Gënjeshtarët përdorin ndonjëherë më shumë fjalë “të zgjedhura”, sesa zakonisht. Zakonet e të folurit ndër ta ndryshojnë. Shpejt apo ngadalë, nën presion, në siklet apo të çliruar. Gjithçka që duket e pazakontë në gjuhën dhe tonin e tyre, është e dyshimtë.
5.Shumë gënjeshtarë qeshin shumë dhe buzëqeshin kur ata duan të dinë nga të tjerët. Një nënqeshje e gjatë mund të ishte kësisoj një shenjë se ata kanë diçka “fshehur në bark”.
6.Disa njerëz skuqen ose fillojnë të dridhen, ngaqë në shumë raste nënndërgjegja e tyre bie në panik.
7.Herë pas here gënjeshtarët përsërisin një pyetje fjalë pas fjale, në vend që të përgjigjen. Nëse ju pra dëgjoni: “Martin, a e ke çuar makinën dje në garazh?”. E pastaj përgjigjen e tij: “A e kam dërguar unë makinën në garazh? Po, sigurisht që e kam dërguar!”, atëherë dijeni se ai me shumë gjasa nuk e ka bërë atë punë. Kjo është një taktikë hezitimi, pasi gënjeshtarët duhet të sajojnë pak kohë për të gjetur përgjigjen e duhur. Në një drejtim të ngjashëm shkohet edhe kur dikush reagon ndaj pyetjes sonë me një “Si? Të lutem?”, “Çfarë mendoni ju me këtë?” apo dhe “Më falni, unë nuk e kuptova pyetjen tuaj”. Sidomos ai që dëshiron të bëjë përshtypje, gënjen shumë. Kështu, një studim amerikan tregon se ne gënjejmë dy herë në dhjetë minuta, e ndonjëherë edhe më shpesh, para së gjithash në situata, në të cilat ne duam t’i biem në sy dikujt apo t’i bëjmë përshtypje një grupi njerëzish.