Situatë e tensionuar në Mal të Zi, kushtëzohen kompetencat e presidentit





Kuvendi i Malit të Zi miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin, me të cilët kushtëzohen kompetencat e tij lidhur me caktimin e të mandatuarit për të formuar qeverinë.

Ndryshimet u miratuan me votat e 41 deputetëve dhe kanë efekt prapaveprues.

Kjo ka sjellë tensionim të situatës në Mal të Zi dhe reagime të përfaqësuesve të trupit diplomatik të SHBA, BE, Francë, Gjermani, Britani etj.