Sot mësohen dy çerekfinalistët e tjerë të Ligës së Kampionëve





Liga e Kampionëve vazhdon sot në orar me dy ndeshje.
Teksa janë kompletuar katër skuadra çerekfinaliste, sot priten t’u bashkohen edhe dy ekipe të tjera.

Manchester City mirëpret në ‘Etihad’ skuadrën e Leipzig.

Takimi i parë në këtë ndeshje u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.

‘Citizens’ kërkojnë kualifikimin tutje, por nuk do ta kenë të lehtë ndaj klubit gjerman.

Ndeshja tjetër është ajo në mes Porto – Inter.

‘Nerazzurri’ në takimin e parë ndërmjet tyre morën një fitore minimale, 1:0.

Andaj, ndeshja vazhdon të jetë e hapur.

Kjo përballje luhet në Portugali, në ‘Estadio de Dragao’.

Të dy këto ndeshje zhvillohen në orar të njëjtë, 21:00.