Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare, sot në orën 10 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë. Në këtë seancë, parlamenti pritet të votoj kryetarin e ri, Vladimir Orliqin i cili është kandidat dhe nënkryetar i Bordit Kryesor të SNS-së. Gjithashtu pritet të votohen edhe shtatë nënkryetarë, si dhe të formohen 15 grupe parlamentare dhe komisione parlamentare.
Pjesë e këtijë legjislacioni do të jetë edhe deputeti i rizgjedhur shqiptar, Shaip Kamberi.