Ten Hag paralajmëron çdo lojtarë të Unitedit se çfarë i pret nga nesër, pas turpërimit nga City





Erik ten Hag ka paralajmëruar çdo lojtarë të Manchester United, pas humbjes 6-3 në derbin me Manchester Cityn.

Djajtë e Kuq e mbyllën pjesën e parë me humbje 4-0, derisa në të dytën filluan të këndelleshin, duke realizuar tre gola (Antony dhe Anthony Martial me dy).

Ten Hag ka thënë se kjo paraqitje nga lojtarët e tij është e papranueshme dhe se do të ketë masa ndaj tyre që nga nesër.

“Jam i befasuar pse si u sollëm në fushë, kam parë një ekip tjetër, shpirt dhe nuk dukem të bindur. Më duhet të flas me lojtarët e mi dhe të zbuloj pse”, ka thënë holandezi pas ndeshjes.

“Unë do t’i tregoj skuadrës nesër se mund të ishim përpara. Në golin e parë, ne fituam topin dhe mund të kishim krijuar një shans dhe ta jepnim atë. Kjo është e papranueshme”.

“Ka edhe pozitive, por në këtë moment nuk mund të mendoj kështu. Ne zhgënjejmë tifozët, zhgënjejmë veten dhe jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Ne duhet të jetojmë me këtë dhe të mësojmë prej saj”.

“Të gjitha merita për Man Cityn, por nuk ka të bëjë me Cityn, performanca jonë nuk ishte e mirë. Si individë, ata (lojtarët e United) nuk ishin të bindshëm dhe nuk u mbështetën në njëri-tjetrin. Mungesa e luftës dhe shpirtit në ekip”.

“Nëse nuk luftoni – gjë që ne nuk e bëmë – do të keni një problem kundër Manchester Cityt. Kjo është ndryshe nga Brentford, atë ditë ne nuk vrapuam. Sot donim të vraponim, por kishte mungesë besimi”.

“Në pjesën e parë ndryshuam gjërat dhe ndryshuam qëndrim. Pamë një United ndryshe pas pjesës dhe shënuam gola, krijuam disa të tjerë. Në top ishim më të guximshëm, erdhëm në gjysmën e kundërshtarit dhe ne shënuam tre gola”, ka shtuar më tej Ten Hag.