Haaland tallet keq pas ndeshjes me Mancheste United





Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj rivalit lokal Manchester United.Skuadra e Guardiolas ndali 3 pikët në “Etihad Stadium” duke mposhtur Unitedin me rezultat 6-3.
Foden dhe Haaland shkëlqyen në këtë ndeshje duke realizuar që të dy hetrik.
Foden në minutat [8′, 44′ dhe 73′], kurse Haaland në minutat [34′, 37′ dhe 73′] shënuan për fitoren e Cityt.
Manchester United realizoi golat me Antonyn dhe Martial [2x] në minutat 56′ dhe 84′ dhe 90′.Pas ndeshjes për media ka folur, ylli i ndeshjes, Erling Haaland.

“Po, jo keq! Ne shënuam gjashtë gola! Çfarë mund të them. Është e mahnitshme. Të fitosh në shtëpi, të shënosh gjashtë gola, është mirë. “Mund ta ndjesh atë gjatë gjithë kohës. Ju mund të shihni pasimet që i japim njëri-tjetrit. Ne gjithmonë duam të shkojmë përpara dhe të sulmojmë. Është ajo që më pëlqen te ekipi. Në fund, është e mahnitshme. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë”.