TOSHIBA tani edhe në Bujanoc





Kompania më e re në Bujanoc, AIRKOND ka hapur zyrtarisht lokalet e saj si distributor i brendit të mirënjohur Toshiba.
Kjo kompani do të ofrojë zgjidhje për nxemje dhe klimatizim, me sistemin më të ri që mundëson shpenzimet mujore shumë të vogla.

“Duke e parë kërkesën në rritje të produktet me shpenzime të vogla të energjisë, Airkond siell të githë gamën e produkteve të Toshiba-s. Brendi jonë përveç pompave termike air/ujë, ofron edhe klimat inverter split dhe multisplit” tregojnë përfaqësuesit e kësaj kompanie.

Sipas tyre në dispozicion është edhe sistemi më bashkohor i klimatizimit qëndror “VRF”, i cili përdoret më së shumti për objektet komerciale.
“Pompat termike Toshiba kanë koeficientin e shfrytezimit COP-4.88, që i bie për 1 KW të energjisë elektrike të shpenzuar, i jep afersisht 5kW energji termike” thojnë në Airkond.

Airkond ka një ekip të inxhinierave të makinerisë dhe energjisë së riparueshme të cilët sigurojn që çdo projekti të i ofrohet zgjidhje e veqant.
Gjithashtu pjesë e stafit janë edhe ekipi i serviserëve të trajnuar nga inxhinierët e Toshiba-së, të cilët janë në dispozicion të çdo klienti.