Tragjedi në festën e Halloween në Korenë e Jugut. 120 viktima e qindra të plagosur





Tragjedi në festën e Halloween në Korenë e Jugut. Të paktën 120 persona mbetën të vdekur dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një incidenti që u regjistruar gjatë festës së Halloween në lagjen Itaewon të Seulit.

CNN shkruan se nuk dihet ende shkaku i kësaj tragjedie, por ajo që u raportua fillimisht ishte se njerëzit po vdisnin të shtrirë rrugëve, në pritje të ndihmës mjekësore.

Agjencia e Lajmeve Yonhap raportoi më herët se mbi 300 telefonata ishin bërë kundrejt zyrës së Urgjencës së zonës duke raportuar vështirësi në frymëmarrje. Shumë u shpëtuan, por 120 ndërruan jetë ende pa mbërritur në duart e bluzave të bardha. Pritet që hetimet të zbardhin shkakun.