U prezantua pranë luanit, mbrojtësi grek ia fut vrapit nga frika (video)





Kostas Manolas la sërish Olympiakosin këtë verë, duke u transferuar te Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa klubi i ri kishte menduar një prezantim vërtetë spektakolar.

Për videon dhe fotot e prezantimit, ishte menduar që greku të pozonte pranë një luani dhe Manolas nuk e bëri dysh, duke e marrë me entuziazëm këtë aventurë.

Megjithatë mjaftoi një “gromësimë” e luanit, që mbrojtësi grek të humbë qetësinë e të vrapojë nga frika, për të shkuar te fotografi më i afërt.
Natyrisht që gjithçka ishte nën kontroll, por jo zemra e Manolas, që për pak çaste nisi të rrahë fort nga frika.

SHIKO Videon