Edhe një tjetër zëvendësministër në Qeverinë Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media të shtunën.

“Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.