UEFA ka një plan rezervë për finalen e Ligës së Kampionëve ndërsa Turqia përgatitet të shkojë në zgjedhje

Shtëpia e futbollit evropian UEFA është në bisedime jozyrtare me autoritetet portugeze për ndryshimin e vendit të finales së Ligës së Kampionëve nga Stambolli në Lisbonë nëse ka trazira në Stamboll pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

UEFA i frikësohet trazirave që mund të ndodhin në fund të muajit nëse presidenti aktual Recep Taip Erdogan humbet zgjedhjet.

Raundi i parë i zgjedhjeve do të zhvillohet më 14 maj, teksa mund të ketë edhe një raund tjetër, nëse nuk arrihet shumica.

Raundi i dytë do të zhvillohet më 28 maj që është vetëm 14 ditë para finales së Ligës së Kampionëve.

Sipas Daily Mail, një qasje joformale i është bërë Federatës Portugeze të Futbolllit.

FIFA thuhet se preferon të mbajë vendndodhjen aktuale për finalen, por ata kanë prioritet sigurinë e tifozëve.

Stadiumi Ataturk do të presë finalen e UCL për herë të dytë pas vitit 2005. Finalja do të zhvillohet më 11 qershor.

Kujtojmë, finalja në këtë stadium pritej të mbahej edhe në vitin 2020, por ishte ndryshuar për shkak të gjendjes me Covid 19. /Klankosova.tv.