Vala e tretë e pandemisë ka filluar në Gjermani

Vala e tretë e coronavirusit ka filluar në shtetin gjerman, tha presidenti i Institutit të Berlinit, “Robert Koch”, Lothar Wieler.

Ai tha se numri i pacientëve po rritet duke kaluar javët, raporton mediumi deutschewelle.

“Unë jam shumë i shqetësuar”, thotë Wieler dhe paralajmëron që, përkundër vaksinimit, duhet të respektohen masa të tilla, si mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës fizike, transmeton Telegrafi.

Weller e quajti vaksinimin një garë kundër virusit mutator. Kurba shtatë ditore, e cila tashmë kishte rënë në 50, u rrit dje në Gjermani në 70 të infektuar rishtas për 100 mijë banorë. Në një numër qytetesh është më i madh se 100.

Në një javë, numri i të infektuarve të rinj në Gjermani u rrit me 21 për qind. Deri më tani, 5.7 milionë gjermanë janë vaksinuar, ose 6.9 për qind e popullsisë, nga të cilat 3.2 për qind dy herë.

Nëse nuk ka ndërprerje në prodhimin dhe mbërritjen e vaksinave, kreu i RKI beson se 80 për qind e popullsisë mund të jetë imune ndaj virusit deri në vjeshtë, “Në atë rast, të gjitha masat mund të revokohen”.

Kreu i Institutit “Robert Koch” përjashtoi heqjen e masave epidemiologjike, sepse pritet që vala e tretë të sjell variante të reja të coronavirusit, të cilat janë shumë më ngjitëse. /Telegrafi/