Vdes këngëtarja legjendare Tina Turner

Këngëtarja e njohur amerikane Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare, në shtëpinë e vet në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur zëdhënësi i saj.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”, thuhet në deklaratë.

Tina Turner njihet për hitin e të gjitha kohërave “The Best”./Klan Kosova