Vetaksident me fatalitet në Autostradën “Arbën Xhaferi”





Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Autostradën “Arbën Xhaferi”, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë)”, ka thënë Krasniqi.

“Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, ka shtuar ai.

Sipas tij, policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident.