Mustafi: “Të dhënat statistikore në Serbi tregojnë se jemi rajoni më i varfër, më i pa zhvilluar dhe me papunësinë më të lartë”.

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc Ragmi Mustafi përmes një postimi në facebook ka shprehur shqetësimin e tij për të dhënat statistikore për mesataren e pagave në dy komunat si Preshva dhe Bujanoci në krahasim me qytetet tjera në Serbi.

Ai madje ka theksuar se “paga mesatare në këto dy komuna është më pak se gjysma e mesatares zyrtare në Serbi dhe se jemi rajoni më i pa zhvilluar dhe me papunësinë më të lartë tek të rinjtë”.

Ja edhe postimi i plotë i Mustafit:
“Paga mesatare neto n ëkomunën e Bujanocit në dhjetor të vitit të kaluar ishte 63.200 dinarë, e Presheva mesatare prej 58.568.💶
Është më pak se gjysma e mesatares zyrtare në Serbi, e pothuajse 3 herë më pak se në komunën Stari Grad të Beogradit, ku mesatarja është 173,787 dinarë sipas të dhënave zyrtare të Entit Republikan të Statistikave (RZS).📉
Pavarësish zhvillimeve, së paku njerëzit e politikës duhet të kuptojnë çfarë nënkuptojnë të dhënat statistikore, që tregojnë se jemi rajoni më i varfër, më i pa zhvilluar dhe me papunësinë më të lartë tek të rinjtë.😬
Ndryshe nga qytetarët e Bujanocit, banorët e Trgovishtes (63.986) dhe Bosilegradit (65.033) fitojnë më shumë. 😡 Ky është alarm që fton për vizion të qartë, vendosmëri dhe progres. 📊
Ne mund edhe të urrejmë, mos të duam, kritikojmë, neverisim njëri-tjetrin në “politikë”. Vendi ka nevojë për zhvillim, njerëzit kanë nevojë për paga e rroga. 📈
Ndonëse, ka për parakusht adresimin diskriminimit e pabarazisë: Identiteti kombëtar, ruajtje e substancës kombëtare, realizimi i drejtave individuale e kolektive, flamuri, gjuha, kultura, arsimi, të rinjtë, gratë, media, sporti, etj., ashtu siç janë synimet e programit të ndihmës financiar të Qeverisë së Kosovës për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.🇽🇰🫡
Sigurisht, është e domosdoshme që programet financiare edhe të zgjerohen për nga fushat edhe të rritet vëllimi për nga financimi. Andaj, edhe është në përpunim e sipër programi për bujqësinë e në diskutim është të përbashkohet edhe Shqipëria. 🧑‍🌾🇦🇱
Pra, ata që flasin kundër Fondit të Kosovës, kurrë një cent nuk ia kanë sjell as Bujanocit, as Preshevës e as Medvegjës.🤦
Ata që ndërtojnë agjenda politike në spin, shpifje e gënjeshtra vetëm sa kanë varfëruar këto komuna. Ata që tërë politikën e ndërtojnë në denigrimin e tjetrit, nuk kanë tjetër çka ofrojnë. Mund të mashtroni individë, mund të mashtroni grupe, mund të mashtroni gjithë botën për pak ditë. Ose mund të mashtroni pak njerëz përgjithmonë. Por, nuk mund ta mashtroni gjithë botën përgjithmonë.🕵️
Mund të mendoni që qytetarët nuk shohin, të mendoni se i manipuloni. Të mendoni se mund të i mashtroni me dy/tre videopostime të realizuara si në Hollywood, me fotografi si në “studion e Kacit”, propagandë atipike putiniste hibride. 📽️📺📷🙈
Por, koha juaj ka mbaruar.⌛ Prapambeturia e mos zhvillimi kanë marrë fund. 🔚
Është koha zhvillimit! 🎉📣 Është koha e progresit e punës! 🧑‍💻 Është koha e së ardhmes! 🕊️🔮”

Kujtojm se Mustafi ka dhënë një kotribut të jashtëzakonshëm për sigurimin e fondit nga Kosova për komunën e Bujanocit dhe Preshevës për përkrahje financiare të dy komunave në fjalë gjatë kohës kur ka qenë kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.