Mbahet seanca e tretë e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit

Sot është mbajtur seanca e tretë e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit e kryesuar nga kryetari Nagip Arifi, senacë kjo në të cilën janë votuar 13 pika të rendit të ditës.

Si pikë e parë e rendit të ditës ka qenë “Propozim Vendimi për shpalljen e konkursit publik për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik në Komunën e Bujanocit për vitin 2024”.
Pikë kjo që mori votën për nga të gjithë këshilltarët e Këshillit Komunal të cilët ishin të pranishëm në seanc.

Në këtë seancë po ashtu u dha drita jeshile edhe për shpalljen e Konkursit publik për bashkëfinancimin e projekteve prodhimin e përmbajtjeve mediale në fushvn e informimit pubik në komunën e Bujanocit për vitin 2024.

Vlen të theksohet se për këtë vit në baz të rregullores shuma më e vogël e mjeteve që mund të miratohet ështv 50,000,00 dinarë, ndërsa shuma mv e madhe e mjeteve për projekt do të jet 1.000,000,00 dinarë.