Ekspozohen Tituj të rinj të librave në Bibliotekën ” 14 Nëntori” në Bujanoc

Në Bibliotekën “14 Nëntori” në Bujanoc  janë ekspozuar tituj të rinj të librave në Gjuhën Shqipe këtë e ka bërë të ditur drejtori i saj Kadri Selimi gjatë një bisede me portalin Spektri sot.

“Ai ka theksuar se kohë pas kohe vazhdimisht do të ekspozohen titujt e rinj të kësaj Biblioteke si në gjuhën shqipe po ashtu edhe në gjuhën serbe”, në mënyrë që lexuesit ta kenë sa më të lehtë përzgjedhjen e librave.

“Të  ekspozuara janë  edhe tituj të  ndryshëm për fëmijë të  cilët e frekuentojnë shumë  Bliotekën tonë”  ka theksuar Selimi.

Tashmë të gjithë dashamirët e librit mund ta vizitojn Bibliotekën dhe të marrin librat e tyre të preferuara për ti lexuar sepse tashmë numri i tyre është rritur.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm