Kërkohet hapja e Katedrës së Albanalogjisë në Luginë të Preshevës

KATEDRA E ALBANOLOGJISË DUHET TË HAPË PARALELE EDHE NË LUGINËN E PRESHEVËS

Javë më parë, i jam drejtuar rektoratit të Universitetit të Beogradit, dekanatit të Fakultetit filologjik dhe katedrës së albanologjisë në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për hapjen e paraleles edhe në Luginën e Preshevës.

Në konsultim e sipër me shefen e katedrës së albanologjisë, znj. Naile Imami, kemi konstatuar se iniciativa për hapjen e paraleles është më se e nevojshme.

Studimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit për kandidatët nga Lugina janë të kufizuara dhe kushtëzuar nga shumë faktor përfshirë edhe ato stigmatizuese.

Megjithatë, largësia e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është vendimtare.
Në këtë kontekst hapja e paraleles së katedrës albanologjike në Luginën e Preshevës është edhe një hap më afër realizimit të shkollimit të lartë në gjuhën shqipe.