Zbulohen të holla në kufirin e Preshevës, ishin fshehur në çorape





Në vendkalimin e Preshevës, doganierët kanë zbuluar valutë të padeklaruara gjatë daljes nga shteti, kur në veturën “Mercedes” në të cilin udhëtonin tre shtetas të huaj është veçuar për kontroll të detajuar. Ndonëse pretendonin se kishin “më së shumti 500 euro secili”, tek ata u gjetën gjithsej 47 mijë euro.

Siç kanë njoftuar nga Drejtoria doganore, “paratë e përbashkëta, siç kanë deklaruar pas zbulimit, janë fshehur në disa çorape meshkujsh, të cilat janë gjetur në një çantë personale që shoferi e mbante në mes të këmbëve”.

Pasi të tre udhëtarëve iu është kthyer shuma e lejuar e valutës që nuk janë detyruar të raportojnë, pjesa e mbetur prej 17.000 euro janë mbajtur në pritje të vendimit të gjykatës kompetente.