Në Komunën e Preshevës, një ditë më herët ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë.
Sot në ora 12:00, kryeshefi i Administratës Komunale, njëherit shefi i Shtabit Komunal për Regjistrimin e Popullsisë Hevzi Ramadani zyrtarisht e ka shpallur të mbyllur gjithë regjistrimin.
Në 11.603 amvisëri të paraqitura janë regjistruar 58.845 banorë, numër historik për komunën me shumicë shqiptare./spektri