Xhaka me rekord, Arsenalin shkel Nottinghamin





Arsenali me lehtësi ka marrë tre pikë në përballje me Nottingham-in, duke e mundur me rezultat 5:0.
Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar, duke dhënë më të mirën e mundshme në fushë.

Golat i realizuan Martinelli (5′), Nelson (49′ e 52′), Partey (57′) dhe Odegaard (78′).
Xhaka u zëvendësua në minutën e 75-të.

Granit Xhaka ka arritur shifër jubilare, 200 ndeshje me Arsenalin në Premier League.
Arsenali kryeson me 31 pikë, ka dy më shumë se Manchester City dhe Nottinghamin është në fund me 9 sosh.