Mediat Serbe: 72 orët e ardhshme më të vështirat në 10 vitet e fundit





Media më e fuqishme në Serbi Blic ka paralajmëruar lexuesit e saj se në 72 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat për Serbinë në 10 vitet e fundit.

Sipas Blic, transmeton Spektri, bisedimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me serbët e Kosovës kanë zgjatur gjithë natën dhe një nga konkluzionet pas takimeve është se 72 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat në 10 vitet e fundit kur bëhet fjalë për Kosovën.

Gazta shkruan burimet e saj se “Live dhe me telefon bisedat kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm. Serbët janë të indinjuar. Pika e fundit ishte shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, për të cilin Albin Kurti nuk ka asnjë autoritet. Ai nuk mund të zëvendësohet”.

Sipas informacioneve të “Blic”, të shtunën do të caktohet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai do të njoftojë anëtarët e Qeverisë për situatën në Kosovë.

Serbët nga Kosova do të kenë edhe një sërë takimesh, ndërsa të shtunën pritet një tubim i madh në Mitrovicë ku do të zbulojnë planin e tyre para qytetarëve.