Bad News Eagles përball rusëve në “Legends Stage”





Ekipi kosovar në CS:GO, BNE tashmë kanë mësuar kundërshtarin e tyre.
Pas paraqitjeve fenomenale në ‘Challenger Stage’ ku në tri ndeshje morën tri fitore BNE vazhdon rrugëtimin në ‘Legends Stage’ në Major të Rio de Janieros.

Djelmoshat e Kosovës e kanë mësuar tashmë kundërshtarin e tyre, dhe bëhet fjalë për ekipin rus, Spirit.

Spirit renditen në vendin e 13-të në botë, ndërsa përfaqësohen nga “chopper”, “magixx”, “s1ren”, “Patsi” dhe “Wonderful”.

Ndeshja zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 15:00.