Rezultatet e para të regjistrimit: Serbia në panik për humbjen e popullsisë!





Edhe pse regjistrimi i popullsisë në Serbi vazhdon përtej afatit të planifikuar, pasi në disa qytete do të zgjasë edhe një javë pas 31 tetorit, shumica e komunave e kanë kryer regjistrimin si duhet dhe tashmë i kanë publikuar rezultatet e para, duke treguar se sa popullsi është humbur në dhjetë vitet e fundit.

Se regjistrimi i tetorit të këtij viti do të tregojë se ka më pak popullsi kishin parashikuar edhe vet demografët.

“Arsyeja është struktura e thyer e moshës në të cilën ka gjithnjë e më pak femra që hyjnë në periudhën riprodhuese, kështu që shifrat absolute do të vazhdojnë të bien. Gjithnjë e më pak fëmijë do të lindin. Mund të ketë lëkundje në baza vjetore, një ose dy vjet deri në një stanjacion, por trendi është i qartë” kishin paralajmëruar para dhjetë viteve në Institutin e Shkencave Sociale. – paralajmëroi Marinkoviç në atë kohë.

Përderisa në disa komuna nuk priten të publikohen të dhëna nga regjistrimi edhe për katër javë të tjera, tre qytete në Serbi tashmë kanë shpallur rezultatet dhe po konsiderohen si mostër e statistikave në nivel të vendit.
Piroti, Leskovci dhe Vranja kanë konfirmuar parashikimet e disa demografive se në Serbi për pak më shumë se 10 vite, pra nga regjistrimi i bërë në vitin 2011 e deri më sot, numri i popullsisë ka rënë në mënyrë drastike për më shumë se 10 për qind.

Nëse rezultati i deritanishëm nga tre qytetet e përmendura, llogaritet për të gjithë Serbinë, do të kishte 862,000 banorë më pak në regjistrimin e ri ose ata 6,320,000 banorë, gjë që do të tregonte se situata është edhe më e keqe nga sa parashikonin demografët./spektri