Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në këtë qytet, kanë arrestuar F.A. (2001) nga rrethina e Vranjës, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “vepra të rënda kundër sigurisë së komunikacionit publik” dhe “mosdhënie ndihme personit të lënduar në aksident trafiku”.
Sipas njoftimit, dyshohet se F.A., pjesëtar i Policisë së Vranjës, jashtë detyrës zyrtare, në natën mes 29 dhe 30 majit të këtij viti, në rrethinën e Vranjës, duke drejtuar automobilin ka goditur një këmbësor pesëdhjetëvjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Këmbësori, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë, ndërsa policia të dyshuarin e ka gjetur dhe arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës ai është dërguar në prokurori me kallëzim penal.
Gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Vranjë i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë.
Po ashtu, Policia e Vranjës ka bërë të ditur se ndaj tij do të iniciohet procedurë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës zyrtare dhe se do të suspendohet nga Ministria e Punëve të Brendshme deri në përfundimin e procedurës.