Arsyeja e vërtetë pse Aro Muric u përjashtua nga kampi i kombëtares së Kosovës

Gjatë ditës së martë Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi opinionin sportiv se portieri Aro Muric është përjashtuar nga kampi i ‘Dardanëve’ për ndeshjet e muajit mars.

Gardiani kosovar është larguar nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore.

Gazeta inFokus nga burime brenda federatës merr vesh se Aro Muric është përjashtuar nga ekipi i Kosovës për shkak se ka thyer rregullat e lëvizjes së kufizuar.

Muric nuk do të mund ta ndihmon Kosovën për miqësoren ndaj Lituanisë dhe në dy ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorë ndaj Suedisë dhe Spanjës.