Arta Nitaj vjen me poza të reja atraktive nga palestra: Ata nuk janë gati

Modelja e njohur, Arta Nitaj është vazhdimisht në qendër të vëmendjes me postimet që bën.

Bukuroshja nga Peja është mjaft e përkushtuar ndaj fizikut e të saj e për të cilin kujdeset përmes ushtrimeve intensive në palestër, teksa sjell herë pas herë atraktive me imazhe dhe video nga atje.

Një ditë e tillë për të ishte edhe sot (e premte) derisa Arta shihet joshëse në veshje sportive teksa pozon para pasqyrës.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

“Ata nuk janë gati” ka shkruar Arta në njërin prej postimeve.

E komentuar çdo herë për fizikun e saj joshëse, zeshkania edhe kësaj radhe dukej në formë të mrekullueshme.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Ndryshe, ndonëse u bë e famshme me pjesëmarrjen në serialin vendor “O sa mirë”, Arta prej kohësh nuk është shfaqur në ndonjë projekt televiziv.

Nitaj e cila numëron mbi 300 mijë ndjekës vetëm në llogarinë  e saj në Instagram aktualisht mbetet aktive vetëm përmes rrjeteve sociale. 

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Foto: Arta Nitaj/Instagram