Bujanoc: Gjatë muajit prill 148 të prekur me Covid-19

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i pandemisë zyrtarisht janë regjistruar 1.344 persona të prekur me coronavirus.

Gjatë muajit prill, numri i të prekurve ka arritur në 148 persona, ndërsa janë testuar 1.508 persona.

Kur jemi te 24 orët e fundit, dje janë testuar 72 persona, ku 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë./Spektri