Bujanoc: Sot dhe nesër vaksina edhe pa termin!

Sot dhe nesër, në ambientet e mjekësisë së punës në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc do ta kenë mundësin të vaksinohet qytetarët edhe pa bërë termin përmes e-upravës.

Këtë njoftim e ka dhënë drejtoresha e këtij institucioni Daliborka Pavlloviq.

Ajo ka njoftuar se janë në dispozicion 200 doza të vaksines kineze “Sinopharm”, të cilët gjatë këtyre dy ditëve mund të i shfrytëzojn të interesuarit të cilit nuk kanë aplikuar për termin në e-uprava.

Ndryshe, në qendrën e vaksinimit vazhdon vaksinimi i rregullt për listës së aplikuesve në e-uprava.

Për sot jdhe nesër janë në program rivaksinimi me vaksinën Phizer./Spektri