Bujanoci dhe Presheva me popullsinë më të re në Serbi!

Komunat me shumicë shqiptare Presheva dhe Bujanoci janë ndër komunat me popullsinë më të re në territorin e Serbisë, raporton Spektri të dhënat e publikuara statistikave të publikuara nga Enti Republikan Statistikor i Serbisë.

Të dhënave janë të përpunuara nga regjistrimi i popullsisë i mbajtur në fund të vitit të kaluar.

Presheva dhe Bujanoci janë të banuara me banorë, mosha mesatare e të cilëve është më pak se 40 vjet, ndërsa nën këtë mesatare janë edhe disa komuna tjera në Vojvodinë dhe komunat në Sanxhak, Novi Pazari, SJenica dhe Tutini!

Sipas të dhënave të Entit Republikan të Statistikave, mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 43,8 vjeç.

MOsha mesatare e femrave është 45,2 vjeç, ndërsa meshkujt 42,4 vjeç.

Krahasuar me Censusin e vitit 2011, mosha mesatare është rritur me rreth një vit e gjysmë./Spektri