Çitaku ironizon me Vetëvendosjen pasi Benzema fiton Topin e Artë





Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje pasi Karim Benzema fitoi Topin e Artë.

“Poshtë regjimi i vjetër Messi&Ronaldo. E keni shkatërru futbollin qe 20 vjet” ka shkruar Çitaku.

Këtë koment Çitaku e ndërlidhi me deklaratat e Vetëvendosjes e cila përmes dy videove të fundit të publikuara është shprehur se gjendja e rëndë në Kosovë është për shkak të Qeverisës 20 vjeçare që udhëhoqi Kosovë.