Medvegja, komuna me shqiptarë që historikisht në çdo regjistrim humb banorë!





Komuna e Medvegjës e cila bënë pjesë në territorin e Rrethit të Jabllanicëc, territorialisht e ndarë nga Komunat tjera shqiptare Bujanoci dhe Presheva, që nga regjistrimi i parë në vitin 1948 asnjëherë nuk ka qenë Komunë në rritje me popullsi.
Nga regjistrimi i vitit 1948 deri në 2002, kur kanë marrë pjesë shqiptarët për herë të fundit, popullësia në Medvegjë është përgjysmuar, raporton Spektri.

Në vitin 1948 Medvegja kishte 22.478 banorë, ndërsa në vitin 2002 ishin regjistruar 11.395 banorë.
Që nga viti 1953, pas çdo regjistrimi Medvegja kishte humbje nga rreth 3 mijë banorë. Humbja më e madhe e popullsisë ka qenë në periudhën 1981-1991 me -2.5% më pak banorë.
Në vitin 2011 në Medvegjë ishin regjistruar vetëm 7.438 banorë, duke i llogaritur edhe vetëm 527 shqiptarë të regjsitruar, pasi në regjistrimin e 2011 ishte bërë thirrje për bojkot nga shqiptarët.