Detajet nga masat që që do të vlejnë nga e hëna, të gjitha masat në një vend!

Shtabi i krizave kundër corona virusit ka publikuar masat e reja të cilat do të vlejnë nga dita e hënë, nëse siç kanë thënë, vije deri te përmirësimi i situatës epidemiologjike, raporton Spektri.

Fillimisht, si masë e parë është që nga dita e hënë të hapen verandat e objekteve hotelierike, ndërsa qëndrimi në hapsira të mbyllura nuk do të jetë e lejuar.

Masa e dytë është lidhur me orarin e qendrave shërbyese, shitoreve, fitneseve. Këto veprimtari nga e hëna mund të punojn deri në ora 22:00.

Ndërsa masa e tretë nënkupton se nxënësit vazhdojn me mësimin online.

Hapja e terasave për kafiteritë

Në përgjithsi, detajet për terasat e kafiterive dhe restoraneve do të publikohen ditën e diel. Gjatë vikendit do të definohet se në çfar kushte duhet të lejohet puna në terase. Por, janë dy propozime që anëtarët e shtabit të krizave kanë përmendur: për metrave katrorë ose 40-50% të hapsirës së tarasës.

Orari i punës zgjatet deri në ora 22:00

Për shkak të fenomenit se me orar të shkurtuar, qytetarët pastaj po grumbullohen në vende të caktuara, është vendosur se që nga e hëna orari i punës për të gjithë objektet të jetë deri në ora 22:00.

Nxënësit mbesin në mësimin online

Nxënësit e ciklit të rat në shkollën fillore dhe nxënësit e shkollës së mesme do të vazhdojnë mësimin në distancë. Sipas shtabit të krizave, ende nuk janë plotësuar kushtet që kjo kategori e nxënësve të kthehet në shkolla për të ndjekur aktivitetet shkollore.

Qendrat tregtare

Gjatë mbledhjes së shtabit të krizave gjithashtu është shqyrtuar edhe hapja e qendrave tregtare, por është konstatuar se edhe nëse arrihet koordinimi që kjo veprimtari të fillojë punën atëherë nuk do të jetë e mundur para ditës së mërkure./Spektri