Komisioni për Legjislacion ka konstatuar se kandidatët i plotësojnë kushtet e parapara për t’u zgjedhur president, andaj mund të procedohet me votim.
Si kandidatë janë prezantuar Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Në sallë në seancën për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës janë të pranishëm 84 deputetë.
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, dhe deputeti, Bedri Hamza, janë në sallën e seancës së Kuvendit, po ashtu në sallë është edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.