Dhurata Lipovica është miss e modele me karrierë të gjatë në fushën e modës, ku gjithmonë ka shkëlqyer.
Prej vitesh merret edhe me botën e televizionit, ku për një kohë përkrah të shoqit bënte një program gatimesh, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, Dhurata Lipovica është e angazhuar në një emision pasditeje në “Teve”, ku përditë ka mjaftë të ftuar.
Elokuente e elegante, Dhurata po e dëshmon se nuk është e mirë vetëm para aparatit fototgrafik, por edhe para kamerës.