Dy derbi do të luhen sot në Superligën e Kosovës

Sot do të vazhdoj java e 26-të e Superligës së Kosovës.

Në program të Superligës janë dy ndeshje për t’u zhvilluar, transmeton Indeksonline.

Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” e pret skuadrën nga Lipjani, FC Arbëria. Dy skuadrat duan pikët e plota pasi janë në zonën ku po luftohet për mbijetesë. Kjo ndeshje luhet në orën 13:00 dhe transmetohet në Artmotion.

Në ora 13:30 do të luhet ndeshja mes Trepçës 89 dhe Ballkanit. Skuadra nga Mitrovica kërkon tre pikë për të bërë hapin e madh duke u larguar përfundimisht nga zona e rrezikut.

Kurse, Ballkani kërkon pikët e plota pas dështimit të Dritës dje kundër Drenicës. Me një fitore “Xhebrailat” do të barazojnë me pikë liderin. Edhe këtë ndeshje mund ta shikoni në Artmotion./Indeksonline/