Dy persona të armatosur tentojnë të rrëmbejnë vajzën dhe të dashurën e Neymar

Shtëpia e të dashurës së Neymar ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme në San Paulo të Brazilit.

Mediat e huaja shkruajnë se 2 persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Bruna Biancardit dhe kanë tentuar të rrëmbejnë edhe foshnjën 1 muajshe të modeles dhe futbollistit të njohur.

Në shtëpi kanë qenë vetëm prindërit e modeles, të cilëve grabitësit u morën sende me vlerë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.